Kontrata e Edin Dezko me Interin skadon javën e ardhshme, kështu që boshnjaku është ngutur menjëherë për të gjetur skuadrën e re që është Fenerhace në Turqi. Gjithcka është bërë zyrtare nga klubi turk, ndërsa etë sulmuesi ka zbarkuar tashmë në Stamoll, për të hedhur të zezën mbi të bardhë dhe për të përgatitur startin e përgatitjeve me klubin e ri.
Ditët e fundit u zhvillua bisedimet, e finalizuara me kalimin e Xhekos nga Seria A italiane në Superligën e Turqisë, pasi lojtari ishte shfaqur i interesuar të bashkohej me Fenerbahçe në një marrëveshje dyvjeçare prej 4 milionë eurosh në sezon. Të enjten ka qnë klubi turk që ka njoftuar që boshnjaku është lojtari i tyre më i ri dhe i është nënshtruar testeve mjekësore me Fenerbahçe. Kështu, Dzeko lë Interin pas 2 vitesh e gjysmë, teksa kishte lëvizur drejt zikaltërve në vitin 2021 për 2.8 milionë euro nga Roma. 37-vjecari luajti një rol të rëndësishëm në skuadrën e Simone Inzagit, duke shënuar 31 gola e shërbyer 15 asiste në 101 paraqitje për klubin milandez, ku doli edhe një herë kampion i Italisë. Sezonin e fundit realizoi 14 herë, duke fituar edhe një Kupës dhe Superkupë të Italisë me zikaltërit. Kjo lëvizje hap gjuetinë e Interit për një sulmues të ri, duke qenë se për momentin i vetmi i konfirmuar është Lautaro Martinez dhe gjithashtu edhe ish-laciali, Korrea.