Dybala-Inter dukej e mbyllur, por rikthimi i Lukakut tek zikalterit ndryshoi gjithçka dhe tani Milani synon ti rrëmbejë Interit një nga objektivat kryesorë të merkatos. Pas frenimit në negociatat me zikaltërit, “Il Corriere della Sera” raporton se disa drejtues të fondit Elliott që ka ende aksione tek Milani kanë zhvilluar biseda telefonike me përfaqësuesit e lojtarit argjentinas për të kuptuar se në cfarë pike janë negociatat me Interin, duke pyetur edhe kërkesat ekonomike të La Joya-s. Për momentin është vetëm një sondazh, pa biseda konkrete, por ideja po bëhet gjithnjë e më reale në krahun kuqezi të Milanos. Interi mbetet në avantazh dhe Dybala do të jetë pjesë e zikaltërve sepse ka një pakt me Marottën, por nuk do të presë pafundësisht dhe për momentin nuk duket e lehtë të thyesh akullin e një negociate që prej disa kohësh është e stopuar.
Në ditët në vijim pritet një takim i ri mes Marotta-s dhe ndërmjetësit Fabrizio De Vecchi nuk është e qartë nëse do të jetë edhe menaxheri i lojtarit , Jorge Antun, por nuk do të jetë një samit vendimtar. Pritet që Interi t’i thotë Dybala-s se duhet të ketë ende durim dhe mbi të gjitha të ulë kërkesat. Përndryshe, lamtumirë dhe faleminderit për durimin tuaj.
Milani ndërkohë vëzhgon dhe mbetet vigjilent: miratimi teknik i Paolo Maldinit dhe Frederic Massara nuk vihet në pikëpyetje, por duke patur parasysh politikën e kuqezinjve për pagat, marrëveshja do të bëhej e mundur vetëm nëse Dybala do të ishte gati të ulte me ndjeshëm pretendimet e tij ekonomike,për momentin 28 vjecari nuk kërkon më pak se 7 milion euro në sezon.