Dybala-Inter, e kryer

Sport

Nuk ka më dielma , Paulo Dybala sezonin tjetër do të jetë një futbollist i Interit, të paktën kështu shkruan e përditshmja e njohur e prestigjoze italiane ‘Gazzetta dello sport”. Vendimin e ka marrë vetë 28 vjecari, i cili i ka bërë të qartë përfaqësuesëve të tij që ka dëshirë të jetë pjesë e zikaltërve, madje përflitet se ka komunikuar drejtpërdrejtë edhe me trajnerin Simone Inzaghi. Për zyrtarizimin kanë mbetur vetëm për tu dakordësuar në lidhje me disa detaje dhe për këtë po punojnë menaxheri i argjentinasit, Antun dhe drejtori sportiv i zikaltërve Ausilio. Dybala pritet të firmosë një kontratë 4 vjecare nga e cila do të përfitoj rreth 7 milion euro në sezon.

Një nga faktorët në këtë zgjedhje të “La Joya”-s ka qënë edhe menndimi i mamasë së tij, sipas mediave italiane ajo e ka shtyrë të zgjedhë pikërisht Interin. Në këtë mënyrë pas 7 sezoneve me fanellën e Juventusit ku fitoi ndër të tjera 5 tituj kampion, Paulo Dybala do të bëhet pjesë e rivalëve të përjetshëm të Juves dhe do të vazhdoj ta luaj “derbin e Italisë” por me fanellën zikaltër. Ndërkohë argjentinasi po vazhdon pushimet në Miami nën  shoqërinë e sulmuesit të Interit Joaquin Correa-s, të dy kanë pozuar në një foto me pronarin interist të një restoranti në Florida, me këtë të fundit që i ka uruar mirësardhjen tek Interi.