Dy vite nga fundi i kontratës, lojtari i Juventusit nuk përjashton largimin

Sport

Juventusi dhe Matthijs de Ligt gjithmonë e më larg rinovimit të kontratës. Marrëveshja aktuale e mbrojtësit të qendrës është e vlefshme edhe për dy sezone të tjera, por tashmë mundësia që hollandezi të largohet nga Zonja e Vjetër, është bërë më e madhe.

Duke u bazuar në raportimet e mediave italiane, 22 vjeçari kërkon një tjetër aventurë në karrierën e tij, sepse nuk e bind projekti I klubit torinez. Një gjë të tillë, De Ligt e ka shprehur hapur përgjatë kohëve të fundit, teksa nga grumbullime me përfaqësuesen e tulipanëve nuk e fshehu zhgënjimin që e kishte kapluar.

“Vendimet e mia I kam marrë gjithmonë duke u bazuar mbi një project të caktuar. Klasifikimi në vendin e 4 për dy sezone radhazi, nuk është aspak I mjaftueshëm. Këto janë rezultate zhgënjyese. Kështu që duhen marrë masa për të hedhur hapa konkretë”, ishin fjalët e De Ligt, që mesa duket po e shtyjnë drejt divorcit me gjigantët e Serisë A.

Në anën tjetër, Juventusi e konsideron mbrojtësin të paprekshëm, sepse trajneri Massimiliano Allegri e cilëson atë si një prej shtyllave kryesore të ekipit të tij dhe një lider për të ardhmen, pasi shtatlarti është vetëm 22 vjeç. Gjithësesi, situata mbetet e paqartë, pasi futbollisti është I lëkundur, deri aty sa tashmë nuk përjashton më as largimin nga Allianz Stadium.

Kryesisht, klubet që interesohen për Matthijs De Ligt janë nga Premier League. Më konkretisht është Chelsea, Manchester United, dhe City, por Blutë e Londrës mbeten më në pole-position. Për momentin, ofertë konkrete në drejtim të Juventusit nuk ka, gjithësesi kjo është një situatë, mbi të cilën pritet të hidhet më tepër dritë, përgjatë ditëve vijuese.