Dy kampionë turq përplasin briret për Rashicën

Sport

Ende nuk ka një skuadër në të ardhmen e Milot Rashicës. Lojtari i përfaqësueses dardane ishte i huazuar nga Noruichi te Galatasaray në sezonin e fundit, duke bërë paraqitje mbreslënëse.

Por, në pronësi të kartonit të tij janë anglezëet e Noruicit, që po planifikon ta shesë atë përfundimisht. Për momentin, favorit për ta blerë kartonin e vushtrriasit është pikërisht ekipi kampion i Turqisë, ku anësori dardan mbylli një sezon pozitiv. vetë lojtar i Kombëtares kosovare do të donte ta vazhdojë karrierën në këtë klub, por për momentin oferta dhe kërkesa mes klubeve janë larg njëra tjetrës. Gallata ofron 7 milionë euro për të blerë Rashicën, ndërsa anglezët kërkojnë maksimumi 10. Gjithsesi, negociatat vazhdojnë për të gjetur një rrugë të ndërmjetme.

Mirëpo në ndërkohë, në garë për futbollistin anësor është futur edhe Fenerbahçe.

Presidenti i këtij klubit, Ali Koç e ka pranuar se e do lojtarin. “E duam edhe ne Rashicën. Mos veproni asgjë pa u takuar me Fenerbahçen”, mësohet t’u ketë thënë ai drejtuesve të Noruichit.

Galatasaray ka edhe alternativa të tjera si Christian Pulisic, Renato Sanches apo edhe Paredes, por prioritet është mbajtja e Rashicës, i cili u shfaq shkëlqyeshëm në sezonin e tij të parë në Stamboll. Ish-anësori i Viteshes dhe Verder Bremenit ka zhvilluar 30 ndeshje me Galatasarayn, duke shënuar 6 gola, 4 prej tyre në kampionat dhe 2 në kupë. Pa llogaritur që 26-vjecari ka shërbyer edhe 7 asiste gjatë sezonit të sapombyllur. Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Rashicës, teksa për momentin vushtriasi është duke shijuar pushimet.