Dy dëmtime shqetësojnë Real Madrid për ndeshjet e ardhshme

Sport

Pavarësisht fitores historike në “Anfield”, Real Madrid nuk është larguar edhe aq i qetë prej andej. Dëmtimet e David Alaba dhe Rodrygo, kanë frikësuar disi ambientin madrilen për ndeshjet e ardhshme.

Sikurse raportojnë mediat spanjolle, Alaba ka pësuar tërheqje muskulore dhe mundësitë janë të mëdha që austriaku të mungojë në takimin e radhës, në derbi ndaj Atletico Madrid. Gjithësei, ish-lojtari i Bayenit mund të jetë gati ndaj Barcelonës, megjithëse as kjo nuk është e sigurt.

Më tej, e paqartë është edhe situata e Rodrygos. Për brazilianin do të krhyen të tjera ekzaminime, por stafi mjekësor beson se lëndimi i sulmuesit është më pak serioz dhe ai mund të luajë në derbin e Madridit, ndërsa ndaj rivalëve katalanas do jetë patjetër në dispozicon të trajnerit Carlo Ançelotti.

Derbi i Madridit mes Realit dhe Atleticos është i vlefshëm për javën e 23 të kampionatit, duel që do luhet në 25 shkurt. Ndërsa më pas, në 2 Mars, po në “Santiago Bernabeu”, Reali pret Barcelonën për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.