Dusan Vlahoviç mbetet në qendër të merkatos. Sulmuesi, I bashkuar me Juventusin në janar të vitit të shkuar, nuk po arrin të shkëlqejë dot me bardhezinjtë dhe herë pas here është diskutuar se mund të largohet nga “Allianz Stadium”.
Sikurse raporton shtypi botëror, për ballkanasin ka një interes të theksuar nga Premier League. Në vend të parë, mbetet Arsenali. Klubi londinez I ka kërkuar shërbimet e lojtarit në fjalë, edhe kur ky I fundit ishte ende pjesë e Fiorentinës, mirëpo atëherë Vlahoviç preferoi të ndërronte skuadër, por jo kampionat.
22 vjeçari ka një kontratë të vlefshme me Juventusin deri në verë të 2026-tës, ndërsa vlera e tij në merkato, cilësohet deri në 80 mln euro.
Në këtë situatë, duke parë edhe prirjen e klubeve të huaja për Vlahoviç, edhe Juventusi nuk është kundër idesë së shitjes së djaloshit serb. Madje, gjigantët torinezë, do të pranonin të nisnin negociatat për shitjen e Vlahoviç, nëse në dyert e tyre do të trokiste një ofertë prej 90 mln eurosh. Sidomos në një kohë si kjo e tanishmja, teksa nga kampi I Juventusit kanë dalë jo pak probleme, të cilat thelbin e tyre trajtojnë aspektin e dobët financiar.
Teksa mbi këtë çështje pritet të ketë përditësime, Vlahoviç po vjon me procesin e rikuperimit. Në fillim të Dhjetorit, sulmuesi pati një problem në kofshë dhe ende nuk është I gatshëm për trajnerin Massimiliano Allegri. Shtatlarti I sulmit ka shënuar 8 gola në 17 ndeshje të luajtura deri në këtë fazë të sezonit me fanellën bardhezi.