Duket se ka ardhur fundi mes Filipe Luis dhe Chelsea-it

Sport

download
Braziliani pritet të konkretizoi rikthimin e tij te Atletico i Madridit javën e ardhshme duke i dhënë kështu fund aventurës së tij një-vjecare në “Premier-League” me “Blutë e Londrës”. Mbrojtësi i krahut duket i gatshëm të shkurtojë edhe pagën, vetëm e vetëm që të rikthehet në Spanjë.
Ç’është e vërteta Luis dështoi të tregonte një formë më të mirë se Azpilicueta, lojtari tjetër i krahut të Chelsea-it. Braziliani diskutoi në total vetëm 26 ndeshje, ku pjesën më të madhe të tyre ai i zhvilloi si zëvendësues. Ai që e ka zyrtarizuar në një farë kuptimi largimin e Filipe Luis, Ka qenë vetë tekniku portugez Jose Mourinho. Në një intervistë gjatë turit parapërgatitor në Shtetet e Bashkuara, Mourinho tha se në këto momente skuadrës i duhet një tjetër mbrojtës krahu. “Na duhet një mbrojtës krahu, pasi mendoj se nesër ose pasnesër Filipe Luisin do ta shesim”, tha portugezi.
Sipas asaj cka raporton shtypi britanik, Atletico i Madridit do të shpenzojë 11 milionë paundë për Filipe Luisin, 4 milionë paundë më pak sesa pagoi Chelsea vitin e kaluar për ta sjellë atë në Londër. Luis pritet të udhëtojë në Spanjë këtë javë për të zhvilluar testet mjekësore e më pas për të firmosur. Ndërkohë nga ana tjetër, anglezët duken të kenë gjetur alternativën e tij në kampionatin gjerman. Chelsea duket e gatshme të trasferojë 21-vjecarin e Augsburgut, Baba Rahman. Ganezi ka zhvilluar një sezon të shkëlqyer këtë vit dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane. Mourinho beson se ai është një zgjidhje për krahun, duke i dhënë edhe më shumë mundësi pushimi Azpilicuetës. Baba Rahman është kthyer në një pikë referimi edhe për kombëtaren e tij. Që prej vitit të kaluar ai ka diskutar 11 ndeshje me Ganën.