“Duhet të shfrytëzojmë sa më mirë rastet që do të na paraqiten.”; Murad Musaev, trajneri i Krasnodar

Sport

“Ky është një moment i madh për klubin tonë, që nisi si projekt vetëm 12 vite më parë. Do të luajmë ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari të madh nga Anglia, i cili për më tepër e ka fituar më parë këtë kompeticion. Nuk do të ketë shumë ndryshime nga skuadra që luajti në fundjavë. Por formacionin do të zgjedh vetëm në momentet e fundit. Përballë kemi Chelsea-n dhe duhet të mendohemi mirë për mënyrën se si do të luajmë në këtë takim. Sigurisht, më e mira do të ishte të luanim ashtu siç dimë ne, duke kontrolluar lojën. Por e vërteta është se edhe Chelsea do të kërkojë të bëjë të njëjën gjë, prandaj duhet të shfrytëzojmë sa më mirë rastet që do të na paraqiten.”