“Skuadra ndihet mirë. Fizikisht janë gati. Serge Gnabry është rikthyer, ndërkohë që Leroy Sane është stërvitur me ekipin në fundjavë. Pra, kemi disa alternativa të mira sa i përket sulmit. Lokomotiva është një nga skuadrat më në formë në kampionatin rus. Kanë pësuar shumë pak gola dhe kanë lojtarë mjaft cilësorë në sulm si Smolov apo Eder. Duhet të jemi vigjilentë dhe të përgatitur për çdo gjë. Për mua, ‘Bundesliga’ është bukë e djathë. Kjo është arsyeja pse jemi në ‘Champions League’ dhe pse synojmë të marrim gjithnjë maksimumin këtu. Ky kompeticion është special dhe prandaj duam të jemi të suksesshëm edhe këtë vit.”