Dubai, Reali i Madridit dhe Ronaldo rrëmbejnë vlerësimet kryesore në Globe Soccer Awards

Sport

Globe Soccer Awords

Reali i Madridit dhe Cristiano Ronaldo kryesuan çmimet e “Globe Soccer Awards” për vitin 2017-të që u zhvillua në Dubai. Kështu edhe një vlerësim tjetër shkoi për portugezin, për këtë vit të jashtëzakonshëm të tij. Pas vlerësimit me “FIFA Best Player Award” dhe çmimin e pestë “Ballon d’or”, Ronaldo merr edhe vlerësimin si lojtari më i mirë nga “Globe Soccer Award”. Me plot oreks për të tjera vlerësime, 32-vjecari tha se kishte mjaftueshëm vend për cilindo nga cmimet që ka marrë dhe pret të marrë në vazhdim. Me 5 trofe të fituar në një vit kalendarik, Reali i Madridit u vlerësua si skuadra më e mirë e vitit dhe domosdoshmërisht për të folur për këtë, të pranishëm ishin Ronaldo dhe Zidane. Francezi në fakt u vlerësua me çmimin trajneri evropian i vitit. Ai tha se gjërat për Los Blancos po ecin mirë. Duke ia kushtuar të gjitha vlerësimet stafit, lojtarëve dhe tifozëve, Zizou tha se grupi do bëjë maksimumin për të mbetur në të tilla nivele. Gjatë ceremonisë së Globe Soccer Awords nuk munguan vlerësimet edhe për emra të tjerë të futbollit. Kështu Marcelo Lippi u vlerësua për karrierën tejet të suksesshme të tija si trajner. Po kështu cmime për karrierën morën dy emblema si Carles Pyol apo Francesco Totti. Kampionati më i mirë i futbollit u cilësua La Liga, drejtori ekzekutiv më i zoti për një klub, Vadim Vasilyev i Monacos, ndërsa si agjenti më i aftë për të përfaqësuar lojtarët, u vlerësua sërish portugezi Jorge Mendez.