“Duam të luajmë edhe një herë tjetër ashtu sikurse bëmë në pjesën e dytë në fushën e Cityt.”; Pedro Martins, trajneri I Olympiacos

Sport

“Kemi mungesa të lojtarëve titullarë, por megjithatë edhe në stol kemi mjaft futbollist të mirë. Duam të luajmë edhe një herë tjetër ashtu sikurse bëmë në pjesën e dytë në fushën e Cityt. Mendoj se pak skuadra e kanë bërë një gjë të tillë. Duam të luajmë me shpirt, me kurajo dhe në këto shtylla të ndërtojmë lojën tonë. Kemi ende shpresë se mund të kualifikohemi më tej Manchester City gjithmonë do jetë një ekip pretendent për të fituar tituj, por ne jemi gati të përballemi me ta. Më herët kemi luajtur sfida të vështira dhe sonte kjo është ajo që do tentojmë të bëjmë, të vazhdojmë të luftojmë”.