“Na duhet të përpiqemi dhe të zbatojmë planin tonë. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi në takimin e parë. Kemi një shans tjetër, në këtë ndeshje të dytë. Ideja jonë është të zbresim në fushë dhe të bëjmë maksimumin e mundshëm. Nuk kemi ndërmend që vetëm të mendojmë për të mbrojtur atë që morëm një javë më parë. Duam të imponojmë lojën tonë, në mënyrë që si përfundim të fitojmë ndeshjen. Sido që të jetë, e theksoj se është kënaqësi që jemi sërish këtu, në cerekfinalet e Champions League. Me siguri do të jemi edhe në sezonin e ardhshëm, sepse pozicionin në renditjen e Premier League na e jep një mundësi të tillë. Megjithatë di të them se jemi duke shikuar me optimizëm përpara, për të mbyllur në mënyrë sa më të suksseshme këtë sezon. Ndonëse asgjë s’është e garantuar. Prandaj do të duhet të fitojmë patjetër në këtë takim të kthimit që të sigurojmë atë që i kemi vënë vetes si objektiv”.