“Duam të fitojmë, pasi për neve është si një finale e grupit. Nga skuadra kërkoj më shumë kurajë që të shënojnë, sesa frikë për problemet që kemi në prapavijë. Mund të luajmë me skemën 4-4-2 nëse gjejmë dy mesfushorë të përshtatshëm në qendër. Por është e mundshme të luajmë edhe me 4-3-3. Kemi përdorur këtë si në ndeshjen e parë në Lajpcig, ashtu edhe në cerekfinalet e sezonit të kaluar. Pra kemi dy opsione, ndërsa do të vendosim disa orë përpara ndeshjes se kush modul do të jetë më efektiv”.
Neymar? Ai është një lojtar kyc për ne. Fizikisht nuk është 100%, por do të luajë nga fillimi. Ai mund të përballojë si duhet ndeshje të tilla, si fizikisht, ashtu edhe psikologjikisht.