“Dua të shoh skuadrën time të luaj futboll të bukur e të marrë një fitore të merituar.”; Josep Guardiola, trajneri i Man.City

Sport

“Unë jam më i madh në moshë dhe kam mjaftueshëm eksperiencë për të thënë se nuk jam dakord me të. Zinchenko duhet të shqetësohet për ndeshjen e sotme e të përqëndrohet aty. 4 tituj në kompeticionet ku ne luftojmë nuk kanë ndodhur kurrë dhe nuk mendoj se do të ndodhë tani. Monchengladbach është një skuadër e organizuar shumë mirë dhe që di të ruajë balancat mes reparteve. Pavarësisht rezultatit në sfidën e parë, ne do të përpiqemi ta fitojmë edhe këtë ndeshje. Dua të shoh skuadrën time të luaj futboll të bukur e të marrë një fitore të merituar. Duke parë lojtarët cilësorë që ata kanë, si dhe faktin që nuk kanë më asgjë për të humbur, atëherë mund të them se situata në fushën e lojës mund të bëhet e rrezikshme për ne brenda pak sekondash. Lojtarët e mi duhet të ruajnë përqëndrimin dhe të mos mendojnë për asgjë tjetër, përveçse këtij takimi. Gjithçka mund të ndodhë, prandaj ekipi im do të jetë vigjilent dhe gati për të marrë më të mirën e për ta fituar këtë përballje.”