Drejtuesit e Tottenham të papërgatitur nga largimi i Antonio Contes. Kur kishte disa kohë që situata në kampin e Spurs ishte e rënduar për shkak të rezultateve negative, barazimi 3-3 ndaj Southampton në transfertë, e mërziti në maksimum Conten, sepse skuadra e tij po fitonte me një epërsi prej 2 golash, por u doërzua në minutat e fundit të sfidës.
Një gjë e tillë nuk është pranuar në asnjë mënyrë nga ish-timonieri i Interit, që pas asaj sfide bëri çmos që të mos ishte më në krye të skuadrës dhe në fakt ashtu ndodhi. Në stol erdhi përkohësisht ndihmësi i tij, Cristian Stellini, mirëpo edhe ky i fundit u shkarkua për shkak të rezultateve jo të mira, e veçanërisht për atë turpërim 6-1 ndaj Neëcastle United në transfertë.
Në këtë situatë, për pjesën e mbetur të sezonit, timonin e ekipit e ka marrë Ryan Mason, ish-klubit në fjalë.
Në këtë dinamikë ngjarjesh, mediat britanike kanë zbuluar se shefi i klubit, Daniel Levy nuk ka dashur që Antonio Conte të largohej menjëherë. Ai shpresonte që italiani të qëndronte deri në fund të sezonit, në mënyrë që të kishte mundësi për të nisur përgatitjet për edicionin e ardhshëm futbollistik.
Mirëpo, këmbëngulja e Contes për t’u larguar, e ka gjetur të papërgatitur pjesën drejtuese për të emëruar një zëvendësues të përkohshëm, e duke i kushtëzuar kësisoj mundësinë për të menduar me gjakftohtësi për trajnerin e ri të sezonit të vjen.
Sipas informacioneve që nënvizohen në ishull, Julian Nagelsmann është i pari që kryeson listën për të marrë drejtimin e Tottenham. Megjithatë, asgjë nuk mund të thuhet me saktësi. Gjithçka do të qartësohet përgjatë ditëve të ardhshme.