Drejt fundit të kontratës me Real Madrid, Luka Modriç diskuton të ardhmen

Sport

E ardhmja e Luka Modriç do të diskutohet vetëm pas Kupës së Botës. Ndonëse 37 vjet, mesfushori vazhdon të luajë në një nivel mjaft të lartë, si me përfaqësuesen kroate, po ashtu edhe me Real Madrid. Me Los Blancos, Topi i Artë 2019-të, ka një kontratë të vlefshme vetëm edhe për 7 muaj, ndërsa mbetet enigmë se çdo të ndodhë me të pas përfundimit të këtij sezoni.

Sidoqoftë, një përgjigje rreth një teme të tilë e ka dhënë vetë lojtari, i cili është shprehur se për momentin është duke shijuar Botërorin, ndërsa vetëm pas përfundiit të këtij turneu, do përqendrohet në kontratën e tij me kampionët në fuqi të Europës.

“Sinqerisht, ndihem mirë. Kam luajtur thuajse çdo ndeshje me Real Madrid. Tani jam në Kupën e Botës dhe jam duke luajtur dhe dua të vazhdoj që ta shijoj futbollin. Nuk po mendoj se ç’do të ndodhë më vonë, pasi ende nuk e kam marrë një vendim. Gjëja e vetme që kam në mendje është që të performoj sa më mirë në Kupën e Botës”, janë fjalët e 5 herë fituesit të Champions League.

Pjesë e Realit që prej 2012-tës, mediat pranë klubit të Real Madrid flasin se 14 herë kampionët e Europës pritet që t’i ofrojnë kroatit një rinovim edhe për një tjetër sezon, ashtu sikurse bënë një vit më parë. Në deklaratat e tij të mëparshme, Modriç nuk e ka fshehur dëshirën për ta përfunduar karrierën në radhët e Real Madrid.