Draxler hedh poshtë spekulimet për një kalim tek Bayern Munchen

Sport

draxler
Julian Draxler u përfol kohët e fundit në mediat franceze së kishte filluar kontaktet me përfaqësues të Bayern Munchen, për realizimin e një rikthimit të mundshëm në Gjermani. Kjo pasi bavarezët kërkojnë të sigurojnë zëvendësuesit e Franck Ribery dhe Arjen Robben, të cilët janë në fund të karrierës së tyre. Me hapësirat e pakta që 24-vjeçari gjen tek formacioni i PSG, diçka e tillë dukej mëse e besueshme, por është vetë futbollisti gjerman që hedh poshtë të gjitha këto zëra.

drax
“Nuk kam patur kurrë kontakte me Bayern. Nuk ka patur asnjë ofertë prej tyre për shërbimet e mia. Edhe nëse diçka e tillë do të ndodhte, nuk do të largohesha nga PSG. Këtu konkurenca është e fortë, por kjo më bën që të punojë më shumë e të luajë më mirë. Për më tepër, vitin e kaluar bëmë një sezon të mirë.”-shprehet Draxler në intervistën e dhënë për ‘Sport1’. Megjithatë, 24-vjeçari nuk e hedh poshtë mundësinë e një rikthimi në Bundesliga në të ardhmen, ku shton se për të, Schalke 04 do të mbetet skuadra e tij e zemrës. Julian Draxler u bë pjesë e PSG në janarin e vitit 2017, kur kampionët e Francës shpenzuan 36 milionë euro për të marrë kartonin e tij nga Wolfsburg. Prej atëhere, Draxler numëron 75 ndeshje me fanellën e PSG, ku ka shënuar 15 gola dhe shërbyer 12 asiste.