Dovizioso në bisedime me Hondan dhe Suzukin…

Sport

 

dovizioso

Andrea Dovizioso e nisi në menyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri të MotoGP, duke fituar garën hapëse, atë të Katarit.
Piloti italian konfirmoi se po kalon një nga momentet më të mira të karrierës së tij, mirëpo trajtimi i veçantë që i bëhet shokut të tij të skuadrës Jorge Lorenzo nga Ducati, vazhdon te mbajë disi të përçarë skuderinë italiane.

andrea3
Burime pranë Doviziosos kanë konfirmuar se diferenca në pagë është një nga faktorët kryesorë që kanë bërë italianin të shohë për një skuadër tjetër sa i përket të ardhmes.
Yamaha rinovoi dhe përmirësoi ndjeshëm kontratat e Vinales dhe Rossi, njësoj siç bëri edhe Honda me Marquez, ndërsa tek Ducati gjërat mbeten të njëjta. Madje pas përfundimit të sezonit të kaluar, drejtori sportiv i kësaj skuderie, Paolo Ciabatti deklaroi se çështja e pagës mund të kthehet në një problem, pasi financat nuk mund të përballojnë dy paga të njëjta si ajo e Lorenzos.

andrea4
Kështu Dovizioso ka hedhur sytë nga mundësitë e tjera, ku mund të ndihet më i vlerësuar. Ajo më intriguesja për të është padyshim kalimi tek Honda, si partner i Marc Marquez, gjithmonë në rast se Pedrosa nuk do jetë më pjesë e planeve të kësaj skuderie. Kurse alternativa tjetër mendohet të jetë Suzuki, ku mund të zërë vendin e Andrea Ianonnes që deri më tani nuk ka bindur. Dovizioso thuhet se po mban kontakte me të gjitha palët, për të vendosur ndoshta në mes ose në fund të sezonit aktual për të ardhmen e tij.

andrea5