Dortmundi hyn në garë për Shaqirin

Sport

Shaqiri-620x413
Me shumë mundësi e ardhmja e Xherdan Shaqirit do të jetë në Bundesligë. Shqiptari i Zvicrës tashmë është në largim nga Interi dhe përvec Schalkes, që thuhet se po negocion prej kohësh për të arritur një dakordësi me klubin italian, tanimë në garë për shërbimet e tij është futur edhe Borussia e Dortmundit.
Sikurse raporton “Corriere dello Sport” Dortmundi këto ditë ka kryer një sondazh për ish-lojtarin e Bayernit të Munich-ut. Po sipas këtij raportimi thuhet se Shaqiri nuk e përbuz aspak këtë mundësi, paçka se më parë ka veshur fanellën e bavarezëve.
Edhe pse për të paguan 16 milionë euro, pas vetëm 6 muajsh, Shaqiri nuk bën më pjesë në planet e Interit. Si zikaltër ai luajti 20 ndeshje, ku shënoi dhe 3 gola. U soll në skuadër si lojtar kryesor, por tanimë po largohet si i pa-nevojshëm. Gjithsesi edhe pse situata nuk duket e favorshme për 23-vjecarin, interesimi për të nuk po mungon.