Borussia Dortmund është gati të mbulojë me para talentin e skuadrës, Jude Bellingham. Ndonëse është vetëm 19 vjeç, fantazisti i Borussia Dortund është në orbitën e klubeve me peshë të kontinentit prej një kohe të gjatë.
Kontrata e tij me klubin verdhezi skadon në verën e 2025-tës dhe duke nisur nga raportimet e mediave ndërkombëtare, britaniku është duke luajtur sezonin e fundit në “Signal Iduna Park”, sepse në verë do të largohet drejt një tjetër destinacioni.
Mirëpo, vetë Dortmundi ka tjetër mendim. Kryesuesit e Premier League nuk duan që ylli i tyre të largohet këtë verë dhe për ta bërë një gjë të tillë, janë gati të bëjnë një ndryshim në kontratë, duke i ofruar lojtarin një rritje të pagës deri në masën 150%.
Aktualisht, Bellingham përfiton vetëm 5 mln euro me gjigantët gjermanë, ndërsa këta të fundit, janë gati t’i ofrojnë futbollistit një pagë prej 15 mln eurosh, vetëm e vetëm që fantazisti të mos largohet këtë verë.
Në rrethana si këto, Liverpool, Manchester City, apo edhe Real Madrid, që interesohen për Bellingham, mund ta kenë të vështirë të negocojnë me lojtarin. Megjithatë, ekziston një tjetër mënyrë për të siguruar shërbimet e tij. Bellingham ka në kontratë një klauzolë largimi prej 150 mln eurosh dhe kjo është mënyra e vetme që Dortmundi të bindet për ta shitur fantazistin në verën e këtij viti. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë prej klubeve që u përmendën më sipër, do e paguajë këtë shumë të majme në drejtim të Borussias, apo do kërkohet një tjetër strategji.