E marta duhej të ishte një mbrëmje Champions League, por Marc Bartra përfundoi në spital duke iu nënshtruar një ndërhryrjeje të vogël kirurgjikale në kycin e dorës. Gjithcka erdhi pas një shpërthimi që ndodhi në autobusin e skuadrës së tij pak para se t’i drejtoheshin stadiumit Iguna Park atje ku do të ndesheshin me Monacon. Në fakt situata ishte aq alarmante dhe e pa-sigurt saqë me ndërhyrjen e policisë u mor vendimi që takimi të shtyhej për të mërkurën. Blick Sport dhe Kicker raportuan se pas shpërthimit askush nuk e kishte më mendjen për futboll dhe të dyja skuadrat kanë bashkërenduar vendimin e marrë nga autoritetet lokale. Fatmirësisht nga shpërthimi, i cili ende nuk është zbardhur tërësisht se në ç’dinamikë ngjau, mbeti i lënduar vetëm spanjolli Bartra. Ish-mbrojtësi i Barcelonës u dërgua në spital pasi u lëndua nga pjesë të xhamave që shpërthyen në ambientet e brendshme të autobusit. Ndërkohë tejet i vecantë ka qenë reagimi nga ana e klubit të Dortmundit. Verdhezinjtë vendosën që të rimbursojnë biletat për ata që nuk mundnin që ta ri-ndiqnin sfidën të mërkurën, dhe nga ana tjetër njoftuan se do t’u siguronin tifozëve të Monacosë rehatim në shtëpitë e tifozëve të Dortmundit. Pamje të shumta që u shpërndanë në rrjetet sociale ku tifozë të të dyja skuadrave darkonin mes tyre, ishte mesazhi i qartë që futbolli dhe sporti në tërësi mund t’i tejkalojë edhe momentet e tmerrit që kërkojnë të përhapin sulmet terroriste.