Dortmund-Benfica, deklaratat e trajnerëve dhe lojtarëve

Sport

1111

Thomas Tuchel, Borussia Dortmund: Na duhet ta harrojmë rezultatin e ndeshjes së parë. Këtë gjë do t’ia kisha kërkuar skuadrës edhe nëse do kishim fituar. Mungesa e Marco Reus është një humbje e madhe, në një kohë që përpara lëndimit ai pati gëzuar një formë fantastike. Por për stilin që kemi në tërësi, paçka mungesave, gjithmonë fokusohemi te volumi i lojës dhe krijimi i rasteve për të shënuar gola. Prandaj ndjejmë se mund t’ia dalim, koha jonë është tani!
Gonzalo Castro, Borussia Dortmund: Nga ndeshja e parë jemi në disavantazh 1-0, por duke pasur parasysh se sa raste krijuam, mbetemi besimplotë për përmbysje. Benfica na e tregoi se sa e fortë është dhe në këtë ndeshje na duhet të mos pësojmë gol në shtëpi, pasi në të kundërtën gjërat do të bëhen edhe më të vështira për ne.
Rui Vitoria, Benfica: Skuadrat njihen mirë tani dhe kjo do të ndikojë ndjeshëm në taktikat që do të përdoren në fushë. E njëjta gjë vlen edhe për rezultatin 1-0 që arritëm ne. Në ndeshjen e parë në disa aspekte mund të kishim marrë më tepër, por gjithsesi morëm diçka, pasi përballë s’kishim një skuadër dosido. Dihet rëndësia e një goli në fushën kundërshtare. Dortmundi është skuadër sulmuese, por edhe ne kemi aftësitë e tona dhe jemi gati t’ua tregojmë sërish.
Andreas Samaris, Benfica: Nuk e kemi mendjen te historia, edhe pse do ishte bukur që të shkruanim një kapitull të ri duke fituar këtu. Për ne më e rëndësishme është të kalojmë në çerek-finale. E dimë se Dortmundi ka një sulm të fortë. Gjithashtu e dimë se duhet të kishim bërë edhe më tepër në sfidën e parë. Bëmë disa gabime që zakonisht s’i bëjmë, por këtë do përpiqemi të mos e ripërsërisim në këtë ndeshje.