Kur kanë kaluar vetëm 9 javë nga fillimi i sezonit në Premier League, Jurgen Klopp dorëzohet dhe e pranon se Liverpool është jashtë garës për titullin kampion. Në transfertën ndaj Arsenalit, të kuqtë e Merseyside janë mposhtur me rezultatin 3-2, në atë që ishte humbja e 4 sezonale.
Ndonëse me një ndeshje më pak, vetëm 10 pikë të grumbulluara dhe vendi i 10-të në tabelën e klasifikimit, e kanë bërë timonierin gjerman që tashmë të mendojë për të tjera objektiva këtë sezon.
“Duke marrë parasysh ecurinë e deritanishme, duket se nuk kemi mundësi që në fund të sezonit të shpallemi kampionaë. Fatkeqësisht. Ky është një moment shumë i vështirë për ne. Megjithatë jemi në garë për kompeticionet e tjera dhe askush nuk mund ta dijë sesi mund të jetë mbyllja e sezonit”, ka thënë ndër të tjera 55 vjeçari.
Kjo është nisja më negative e Liverpool që prej sezonit 2012/13-të, atëherë kur në 8 ndeshjet e para numëronin vetëm 9 pikë dhe si rrjeshojë e mbyllën kampionatin në vendin e 7-të të tabelës së renditjes.
Në vijimësi, kalendari nuk tregohet edhe aq bujar me The Reds, sepse në takimin e radhës luajnë ndaj Rangers në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 4 të Champions League. Një fitore është mëse e domosdoshme për 19 herë kampionët e Anglisë, për të hedhur një hap drejt kualifikimit.
Më pas, në kampionat, doza e vështirësisë rritet, sepse në kampionat e pret dueli ndaj Manchester Cityt në “Anfield”.