“E njoh mjaft mirë grupin e lojtarëve të mi. Presim të luajmë një ndeshje që nuk ka nevojë për një motivim ekstra. Nuk mjaftohemi vetëm me kaq sa kemi arritur deri tani. Duam më shumë. Ky është mentaliteti I këtij ekipi që nga ndeshja e parë që kemi luajtur këtë edicion në Champions League. Do zbrezim në fushë me synimin e qartë. E dimë se për të kaluar më tej, na kryen punë vetëm fitorja dhe ky do jetë synimi jonë I vetëm këtë mbrëmje. Lazio? Mund të them se e njoh mjaft mirë kundërshtarin. Kemi të bëjmë me një skuadër që di t’I ndërtojë shumë mirë kundërsulmet dhe mbeten të rrezikshëm në këtë aspect. Mund të shkojnë deri tek goli me vetëm 2 ose 3 pasime. Janë shumë efikas në këtë aspekt”.