“Ne kurrë nuk kemi luajtur futboll mbrojtës gjatë dy viteve e gjysmë që jam në krye të kësaj skuadre. Ndonjëherë, kundërshtarët tanë ushtrojnë presion shumë lartë dhe na detyrojnë të luajmë pak më të tërhequr. Por pavarësisht kësaj, apo rezultatit të ndeshjes së parë, ne do të zbresim në fushë me qëllimin për të sulmuar sa më shumë kundërshtarin. Duhet të jemi më të përqëndruar se sa sfida e javës së kaluar dhe është me rëndësi të shmangim gabimet individuale në mbrojtje. Ndeshja e parë ishte vërtet e fortë. Jemi të lumtur që kemi një avantazh, por kjo do të thotë se PAOK-u do të hidhet që në fillim në sulm dhe prandaj duhet të jemi shumë të kujdesshëm.”