“Gjithnjë bëhet e njëjta pyetje. Do përgjigjem për të 250-ën herë. Do të përpiqemi ta fitojmë ‘Champions League’-ën, si çdo vit tjetër, por në këtë kompeticion asgjë nuk është e garantuar. Ishte e rëndësishme ta nisnim me një fitore në shtëpi. Sot përballemi me një kundërshtar ndryshe, pasi Marseille është mjaft e kompletuar në të gjitha fazat. Kjo mund të na komplikojë shumë gjëra. Ndoshta zbresim në fushë si favoritë, por kjo nuk do të thotë se kemi 3 pikët e garantuara. Duhet të punojmë shumë në fushën e lojës për të gjetur rrugën drejt fitores. Skuadra ime e di që duhet të përmirësohet ende. Të gjithë janë përkushtuar në stërvitje dhe kjo është ajo që dua të shoh çdo ditë.”