“Do të përballemi me një skuadër mjaft kompetitive. Rezultatet e fiksuara në 14 ndeshjet e fundit flasin në favorin e tyre. Kanë vetëm 4 barazime dhe humbjet që kanë pësuar nuk kanë qenë me diferencë më të madhe sesa një gol i vetëm. Lokomotiva luan gjithmonë në mënyrë të kënaqshme. Për më tepër duhet të kthehesh prapa 15 takime, për të gjetur një humbje 2-0 të kësaj skuadre. Ata e dinë si të përballojnë kundërshtarë të një kalibri të rëndësishëm. Prandaj neve duhet ta dërgojmë ndeshjen, aty ku mund të bëjmë më tepër dëme! Me afrimin e Luis Suarez kemi tashmë një sulmues me të tjera karakteristika. Ai kërkon të ketë të tjerë sulmues përreth tij, në mënyrë që të jetë i rrezikshëm. Në një farë mënyrë këtë e ka treguar me aktivizimin e Joao Felix, apo Correa në mbështetje të tij”.