“Do të jetë një ndeshje e barabartë.”; Jindřich Trpišovský, trajneri i Slavia Praha

Sport

“Do të jetë një ndeshje e barabartë. Midtjylland janë një skuadër kompakte. Ata mund të mos kenë emra të mëdhenj në ekipin e tyre, por në fushë të gjithë vrapojnë shumë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin. Shumë prej tyre njihen prej disa vitesh tashmë dhe kjo lidhje mund të kthehet në problem për ne. Përveç faktit që janë mjaft agresivë dhe të fortë fizikisht, ata luajnë edhe një futboll të bukur. Do të jetë një sfidë interesantë, por ne do të zbresim në fushë me mendjen tek loja jonë dhe tek realizimi i objektivit tonë, që është të luajmë sërish në fazën e grupeve.”