“Do përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe nëse e bëjmë këtë, mund të arrijmë diçka pozitive.”; Antonio Conte, trajner i Inter

Sport

“Real Madrid është një skuadër e fortë, e ndërtuar për të fituar këtë kompeticion. Ata kanë në përbërje lojtarë, të cilët e kanë fituar këtë trofe disa herë. E dimë se përballë do të kemi një ekip që është mposhtur nga Shakhtari dhe më pas barazoi me Borussia Monchengladbach. Do përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe nëse e bëjmë këtë, mund të arrijmë diçka pozitive. Kemi ardhur këtu për të bërë ndeshjen tonë. Nuk do e vendosim veten në një cep të ringut sikurse bën një boksier, që mbrohet, dhe më pas të kërkon goditjen fatale.

Do luajmë pa frikë, duke vënë në pah kualitetin tonë.n Është e vërtetë që në të shkuarën ishte një mundësi që të drejtoja Real Madridin, por ndoshta nuk ishte koha e duhur. Isha shumë pranë për të firmosur me Realin. Sezoni kishte filluar dhe do ishte e vështirë për të marrë në dorë situatën dhe e them shumë sinqerisht që preferova ta shtyja këtë mundësi. Dua të vazhdoj projektin tim me Interin, pasi kam një marrëdhenie shumë pozitive edhe me drejtuesit. Kam kujtime të jashtëzakonshme nga e shkuara ime me Zinedine Zidane. Nga pikëpamja futbollistike, të gjithë I dinë cilësitë e tij. Zizu është një person I veçantë dhe unë kam vetëm kujtime të mira me të. Zidane gjithmonë ishte në krye, duke treguar se nëse talentin e bashkon me punën e palodhur, atëherë mund të mbërrish aty ku është ai. E kuptova që donte të bëhej trajner kur darkova me të në Torino, atëherë unë isha trajner I Juventusit. Më pyeti për disa çështje të ndryshme dhe unë e kuptova se ku donte të dilte dhe synimin që kishte”.