Novak Djokovic duket se nuk ka ndërmend të ndalet. Serbi ka triumfuar edhe në Shanghai Masters duke mundur në finale francezin Jo-Wilfried Tsonga për vetëm 78 minuta. 28-vjecari fitoi 2-0 me sete, me rezultatet 6-2;6-4 duke arritur kështu trofeun e 9-të për këtë sezon. Tashmë Djokovic ka shënuar statistika të jashtëzakonshme. Ai ka plot 17 ndeshje pa humbur dhe numëron plot 22 sete të fituara.
Në total tashmë Djokovic ka fituar 25 tituj Masterash dhe aktualisht është më mirë se zvicerani Roger Federer, por gjithsesi mbetet prapa rekordmenit Rafa Nadal, i cili u mund në gjysmë-finale pikërisht nga francezi Tsonga. Pas këtij rezultati Numri një i Botës së tenisit numëron 14, 285 pikë në rang-listën e përgjithshme, 6,415 pikë më shumë se Andy Murray, i vendit të dytë, të cilin Djokovic e mundi në gjysmë-finalet e Shanghait.