Djali i Cristiano Ronaldos shokohet kur sheh dhomën ku ka jetuar i ati në moshën e tij…

Sport

Cristiano Ronaldo ka zbuluar se Cristiano Jr ka mbetur i shokuar kur i ka tregua dhomën që është rritur kur ka qenë në moshën e tij.
Ylli portugez u largua nga shtëpia e tij në Madeira në moshën 12-vjeçare në mënyrë që të fillonte rrugëtimin që të bëhej futbollist profesionist, ndërsa tani është njëri ndër më të mirët në histori.
Lojtari 34-vjeçar u rikthye për të jetuar në Lisbonë aty ku edhe e kishte lënë shokun e tij të ngushtë, Miguel Paixao.
Ish-anëtari i Manchester United vendosi ta merrte djalin e tij Cristiano Jr në një vizitë për në shtëpinë e vjetër ku i ati ka jetuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano) on


“Ai tashmë ishte njoftuar me Madeiran dhe me rezidencën Marques de Pombal. Erdhi me mua për disa herë dhe aty ishin disa persona që i kam takuar kur isha fëmijë”, ka thënë Ronaldo.
“Unë isha larguar para shumë vitesh, dhe të jem i sinqertë, nuk e prisja që t’i shikoja ata njerëz në ato kushte, me preku paska në zemër”.
“Ne shkuam atje së bashku me Paixaon dhe Cristianon (JR) për ta shikuar dhomën ku kam qëndruar. Djali im u kthye dhe më tha: Babi, këtu ke jetuar? Ai nuk mund ta besonte”, ka zbuluar më tej fituesi i Topit të Artë.


CR7 është parë në disa video ndër vite duke i treguar djalit të tij 9-vjeçar se si duhet luftuar për t’u bërë më i miri në futboll dhe aktualisht ai luan në grupmoshat e reja të Juventusit, e që cilësohet si më i miri…