Që përpara se të luhet ajo që konsiderohet si faza më e nxehtë e tij, ky Botëror, përveç surprizave, ka thyer edhe disa rekorde apo ka fiksuar disa statistika… premierë. Kështu, Rusia është bërë skuadra e parë që shënon dy autogola në Kupën e Botës që prej vitit ’66, kur Bullgaria realizoi po aq. Gjithsesi, Botërori rus ka regjistruar një total prej 10 autogolash, më shumë se cdo herë tjerë në histori. Rekordi i mëparshëm ishte 6 në Francë ’98. Po ashtu është thyer edhe rekordi sa i takon penalltive. Plot 28 janë akorduar deri tani në këtë edicion, prej të cilave 21 janë transformuar me sukses. Me humbjen 3-4 ndaj Francës, Argjentia regjistroi disfatën e parë zyrtare, njëkohësisht me shënimin e plot 3 golave. Gjithashtu, Messi u bë i pari që jep të paktën një asist në katër Botërorët e fundit. Megjithëse fatkeqësisht pa arritur të lërë shenjën në mënyrë vendimtare.
Kolumbiani Yerri Mina ka hyrë në histori, si mbrojtësi që shënon 3 herë radhazi me kokë në një Botëror. Të fundit mbrojtës që shënonin kaq shpesh në një Kupë të Botës ishin gjermanët Breitner dhe Brehme, respektivisht në 1974 dhe 1990-n. Ndërsa rekordin e mban Franz Bekckenbaur, autor i 4 golave në Botërorin e ‘66-s.48 vjet kishin kaluar që kur një skuadër arrinte të përmbyste disavantazhin prej 2 golash përgjatë një fazë me eleminim direkt të Botërorit. Belgjika përmes fitores 3-2 kundër Japonisë përsëriti Gjermaninë Perëndimore, që ktheu në favor – po me të njëjtat shifra – ndeshjen me Anglinë në Mesikë ’70.Kurrë si në këtë edicion nuk janë regjistruar kaq shumë gola, 24, në minutat e fundit, apo përtej të 90′: duke nisur që nga sfida hapëse e Rusisë me Arabinë Saudite, për të përfunduar me atë të barazimit të Kolumbisë ndaj Anglisë.