DINAMO ZAGREB – BORUSSIA DORTMUND, TS1 HD, 21:00

Sport

Nenad Bjelica (trajner i D.Zagreb):

“Vërtet jemi mjaft të emocionuar për këtë ndeshje, përballë një kundërshtari kaq të madh. Të gjithë e dinë se sa e veçantë është Champions League dhe besoj se do të duhet të shfaqemi në formën tonë më të mirë. Pres një lojë të guximshme nga ana e skuadrës time, shoqëruar edhe me shpirt luftarak dhe agresivitet. Do të thoja se Borussia e Dortmundit ka një skuadër ndoshta edhe më të mirë se vitin e kaluar kur mbërriti deri në finale. Ne i kemi analizuar të gjitha ndeshjet e tyre dhe kemi kërkuar për dobësitë që kanë në tërësi, por do ta mbajmë gjithcka për vete, duke mos e treguar publikisht, me shpresën që të arrijmë t’i befasojmë në fushën e lojës.  Champions është një nga kompeticionet më të mëdhenj. Ne kemi një histori të konsiderueshme pjesëmarrjesh në këtë arenë të futbollit evropian, kështu që motivimi është përherë i lartë. Për më tepër, që ky format i ri, mua personalisht më pëlqen shumë. Thjesht për faktin se të luash me ekipe të ndryshme cdo dy javë, është diçka e bukur dhe sidomos sfidat me ekipet e mëdhenj na bëjnë mirë”.

Marko Rog (lojtar i Dinamo Z.):

“Çdo ndeshje e Ligës së Kampionëve është ndryshe nga tjetra dhe natyrisht kjo i jep akoma më tepër bukuri këtij kompeticioni. E kemi vleresuar së tepërmi edhe këtë ndeshje kundër Borusias së Dortmundit. Mirëpo sipas meje, ka një parametër themelor për të arritur një rezultat, që mendoj se është përkushtimi. Dortmundi është një skuadër e kalibrit të lartë. E dimë sigurisht se sa cilësi kanë kundërshtarët tanë, por edhe ne nuk duhet të fshihemi pasi kemi detyrën të luajmë shanset tona në fushë. Ne i kemi analizuar se ku janë pikat e dobëta të kundërshtarëve tanë, për të provuar t’i shfrytëzojmë më së miri. Jemi gati të bëjmë dhe të japim gjithcka përgjatë 90 minutave, për të merituar një rezultat pozitiv”.

Nuri Sahin (trajner i B.Dortmund):

“Mund të them se kemi parë shumë nga ndeshjet e Dinamos së Zagrebit dhe i kemi analizuar deri në detaj. Ata kanë grumbulluar shtatë pikë mbresëlënëse dhe janë një ekip vërtet i mirë. Për më tepër, kanë një stil loje që mund të na vendosë në vështirësi, gjë që e kanë treguar në disa ndeshje gjatë këtij sezoni. Ky kundërshtar i radhës që në pret meriton vlerësim edhe për faktin që ka një eksperiencë në arenën evropiane.Por detyra jonë në mënyrë absolute është që të fitojmë patjetër këtë sfidë. Për pjesën tjetër, mendoj se është shumë herët për të nxjerrë përfundime. Kemi dalë me 3 pikë në 2 ndeshjet fundit që ishin të vështira. Por tani vijnë ndeshjet, që duhet t’i fitojmë medoemos.

Formati i ri? Kur luan tani çdo ndeshje rezervon një skuadër të re që duhet të përballosh dhe kjo e bën gjithcka më interesante. Mund të jesh me fat ose i pafat, pasi në fund ka të bëjë se me cilat skuadra përballesh në shtëpi, ose në transfertë. Ajo që adhuroj nga ky fortmat i ri, është se çdo mbrëmje mund të kalohet me përballimin e një ndeshje, që është edhe e bukur për t’u parë, si në stadium, ashtu edhe nga ekrani”.

Felix Nmecha (lojtar i Dortmund):

“Dua të jemi pozitiv dhe sa më kreativ me topin. Në planin personal, po e shijoj shumë rolin tim për momentin dhe gjithmonë dua të zhvillohem më tej. Stadiumi “Maximir” ku do të luajmë sonte, do të thoja se është ndryshe nga stadiumet në Gjermani, por fusha duket shumë e mirë dhe mezi po pres të zhytem në atmosferën e kësaj ndeshjeje të rëndësishme. E dimë se ku qëndrojnë forcat e tyre si skuadër. Por unë mendoj se çdo ekip ka edhe disa dobësi. Dhe ne duhet të kërkojmë t’i shfrytëzojmë ato. Ne do të zbresim në fushë, duke shpresuar që të luajmë me të njëjtin intensitet sic kemi bërë në ndeshjet me skuadrat e mëdha”.