DIN.ZAGREB vs MILAN, TS5 HD, 21:00

Sport

Fabio Cannavaro, trajneri i Din.Zagreb:

“Ky kompeticion është i jashtëzakonshmë. ‘Champions League’-a të jep gjithnjë një motivim ekstra, sidomos kur luan ndaj kundërshtarëve me emër si Milani. Për lojtarët e mi, kjo është një mbrëmje e rëndësishme. Duhet të shfaqemi të përqëndruar, të jemi të mprehtë në mendimet dhe veprimet tona e të përgatitemi për gjithcka. Këto janë nga ato ndeshje ku duhet të dish edhe të vuash. Ne gjithësesi do të kemi shanset tona, prandaj duhet të jemi gati për t’i shfrytëzuar.

Të gjithë presin shunë nga skuadrat e Sergio Conceicao-s. Ekipet e tij të japin përshtypjen se mund të bësh lojën tënde e më pas të sulmojnë nga gjitha anët. Ai është një nga ata që nuk dorëzohet deri në sekondën e fundit dhe e kam parë që të njëjtin mentalitet e ka kaluar edhe tek lojtarët e tij. Jam shumë i lutmur që do takohem sërish me Sergio-n. Ne kemi një marrëdhënie fantastike, që nuk ka ndryshuar që nga koha tek Interi dhe Parma. Jemi dëgjuar me njëri-tjetrin dhe kemi shumë respekt. Jam i lumtur që e shoh teksa punon në Itali. Ai është një profesionist dhe e ka provuar se mund të bëjë gjëra të mëdha. Detyra që ka marrë nuk është e lehtë, por ai është një njeri që i pëlqejnë sfidat.

Mendoj se jemi përgatitur si duhet për ndeshjen e sotme. Nuk do të jetë një mision i lehtë për ne, kjo është e vërtetë, por kam besim të plotë tek aftësitë e lojtarëve të mi. Duhet t’i shijojmë mbrëmje të tilla, por njëkohësisht nuk duhet të harrojmë detyrat dhe objektivat tona.”

 

Luka Stojkovic, mesfushor i Din.Zagreb:

“Na pret një ndeshje vërtet e vështirë. Kundërshtari ynë është një emër që ka një histori të gjatë në ‘Champions League’ dhe i njohim pikët e tyre të forta e të dobëta. Mendoj se jemi përgatitur në mënyrën e duhur. Trajneri është përpjekur të na qartësojë se cfarë duhet të presim nga kjo përballje dhe ku duhet t’i përqëndrojmë forcat tona. Ne besojmë se mund të marrim rezultatin që duam, por kjo do të vijë vetëm nëse bëjmë lojën tonë. Na pret një atmosferë mjaft e mirë dhe duhet të shfrytëzojmë këtë gjë. Do të jetë një mbrëmje interesante.

Të gjithë i kam parë të përkushtuar, me dëshirën për të dhënë kontributin e tyre. Nisur nga kjo, them se mund ta realizojmë planin tonë të lojës, duke gjetur zgjidhje nga më të ndryshmet në fushën e lojës.”

 

 

Sergio Conceicao, trajneri i Milanit:

“Jemi të motivuar për këtë ndeshje. E dimë se  cfarë rëndësie ka, prandaj jemi të gatshëm të japim cdo gjë për të marrë atë që duam. Është e qartë se objektivi ynë është të mbyllim fazën e ligës në mënyrën më të mirë të mundshme. Përfaqësojmë një klub të madh si Milani, prandaj ësthë e rëndësishme të përkushtohemi me të gjitha forcat tona në fushën e blertë.

Nuk i përgatis gjërat duke menduar për të nesërmen. Mendja jonë duhet të jetë vetëm tek ndeshja e sotme. Unë asnjëherë nuk i përgatis ndeshjet duke menduar atë pasardhësen. Nuk e kam nisur dje këtë profesion. Kjo është mënyra ime e punës dhe kështu do të vazhdoj.

Arritëm objektivin e parë të rëndësishmë, atë të fitimit të ‘Superkupës’. Objektivi i dytë është të mbyllim sa më mirë fazën e ligës, ku duhet ta përfundojmë mes 8 më të mirëve në ‘Champions League’.

Ka shumë gjëra në fushë ku do të doja ta shihja skuadrën të përmirësohet. Në disa momente më pëlqen se si veprojmë, në disa të tjera, jo dhe aq. Trajnerët kërkojnë gjithnjë përsosmëri dhe punojnë për cdo detaj të mundshëm, aq sa ndonjëherë nuk ka kohë as për të parë lojtarët në fushë apo për t’i studiuar. Kam parë disa gjëra pozitive, por mendoj se ka ende shumë punë për të arritur aty ku duam. Nga pikëpamja njerëzore, shoh një grup shumë të mirë. Jam djem të mirë dhe të përkushtuar ndaj asaj që bëjnë. Më pëlqen fakti që më kuptojnë se cili është mendimi im për futboll se cfarë dua të shoh në fushën e blertë. E përsëris që ka ende shunë punë për të bërë përpara, por ju siguroj se djemtë po përpiqen të bëjnë më të mirën, që hap pas hapi, të shpalosin të gjithë potencialin e tyre në fushën e blertë.”

 

Christian Pulisic, sulmues i Milanit:

“Kemi bërë vërtet një punë të mirë në ‘Champions League’, por nuk di të jap një shpjegim se pse fitojmë më shumë në Europë se sa në ‘Serie A’. Jemi përpara një ndeshje të rëndësishme, që mund të na japë shansin të renditemi mes 8 më të mirëve. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë për ta kompletuar këtë, cfarë do të ishte dicka e merituar.

Cfarë i mungon këtij Milani? Nuk di të them me saktësi. Mendoj se në takimet e fundit që kemi zhvilluar, kemi shfaqur një frymë bashkimi mes grupit, një dëshirë të madhe për të mos hequr dorë e për të mos u dorëzuar deri në fund. Nuk e di se cfarë mungon më shumë. Mund të pranoj që fryma në ekip ka ndryshuar disi. Kemi krijuar një mentalitet ndryshe dhe po përpiqemi të ndërtohemi prej kësaj.”