Diferencat të ngushta, por ja cilën skuadër favorizojnë kompanitë e basteve

Sport

hjhj

Edhe pse analistë dhe vetë protagonistët e finales së Champions League-ës, kanë këmbëngulur se si Juventusi ashtu edhe Reali i Madridit kanë shanse të barabarta për ta fituar trofeun, kompanitë e basteve nuk mendojnë kështu. Fakti se Los Blancos janë kampionët në fuqi, sikurse edhe statistikat që tregojnë se kanë një repart ofensiv më rezultativ, kanë ndikuar që koeficenti që ata ta fitojnë trofeun të jetë 1.8. Bardhezinjtë këtë koeficent e kanë 2. Një fitore brenda 90-të minutave e këtyre të fundit kuotohet në 3, kundrejt 2.7 që e kanë madrilenët. Kompanitë e basteve mendojnë se golat në Kardif mund të vijnë nga lojtarët kyç si Ronaldo apo Higuain, të cilët për një realizim në finale kuotohen me koeficent 2.2 dhe 2.4. Interesante është se Sergio Ramos, i cili ka vendosur disa finale duke shënuar për Realin, kuotohet me koeficent 9-të. Nga ana tjetër Dani Alves, i cili rezulton lojtari që i ka mundur më shumë se kushdo tjetër madrilenët, plot 19 herë, kuotohet me koeficent 7-të për një gol ndaj tyre. Edhe pse arbitrimi i është lënë një gjyqtari aspak tolerant si Felix Brych, kompanitë e basteve janë skeptikë për sa i përket ndonjë penalltie brenda 90-të minutave. Një njëmbëdhjetmetërsh në këtë takim kuotohet me koeficent 4, ndërsa për sa i përket kartonave, për faktin se skuadrat do të luajnë fort, kompanitë presin 5 ose dicka më shumë dhe koeficenti është 1.6.