Diego Simeone, trajneri i muajit.

Sport

Diego Simeone shpallet trajneri më i mirë i muajit Dhjetor në kampionatin spanjoll. Shtatë fitoret radhazi të Atleticos në kampionat, apo 12 gjtihësej në të gjitha kompeticionet, janë rezultate që këtë herë, e kanë dalluar teknikun argjentinas mbi të tjerët. Për të marrë këtë çmim, El Cholo, ka lënë pas vetes Ernesto Valverden e Athletic Bilbaos, apo edhe Diego Martinez të Las Palmas. Nuk kanë mundur të jenë pjesë e kësaj gare, dy emra të mëdhenj si Carlo Ançelotti, apo Hansi Flick, për shkak të rezultateve të luhatshme të skuadrave të tyre përgjatë muajitë të fundit.

Shtatë fitoret e fundit të njëpasnjëshme të Los Rojoblancos në kampionat, janë konkretisht ndaj Las Palmas, Mallorca, Alavés, Valladolid, Sevilla, Getafe dhe Barcelona. Duhet thënë, se triumfi në fushën e Barcelonës, jo vetëm që ka një rëndësi të veçantë për nivelin e kundërshtarit, por për më tepër, që kjo ishte hera e parë, që Diego Simeone ka mundur të fitojë në fushën e skuadrës katalanase dhe këtë gjë, skuadra e tij e bëri duke përmbysur rezultatin.

Si pasojë, Atletico është ngjitur në vendin e parë të La Ligas, duke qëndruar përpara Realit dhe Barcelonës. Pa pikë dyshimi, tashmë, është Atletico mund të konsiderohet një candidate potenciale për të fituar titullin në Spanjë dhe sinjali është mëse i qartë se Reali, apo Barcelona, nuk do ta kenë aspak të lehtë. Pa pikën e dyshimit, që orkestruesi i rezultateve kaq pozitive që po merr Atletico përgjatë këtij sezoni, e më konkretisht përgjatë muajit Dhjetor, i faturohet pikërisht trajnerit Diego Simeone.