DIEGO SIMEONE, TRAJNERI I ATLETICO MADRID:

Sport

“Është shumë e rëndësishme që të jemi të përgatitur për ataë që po ndodh rreth nesh. Synimi është që të vazhdojmë të mendojmë rreth klubit dhe të rikthehemi sërish në Champions League në sezonin tjetër, diçka që e kemi objektiv të përvitshëm. Të ta bërë të mundur këtë, ne duhet të punojmë fort dhe jo të rrëzohemi ndeshje pas ndeshje. Duhet të ngrihemi dhe të vazhdojmë përpara. Ka dy mënyra për t’u përballur me këtë situatë; ose të bëjmë si viktima, ose të viojmë punën. Unë zgjedh këtë të dytën. Duhet të përshtatemi me realitetin. Sot jemi të eliminuar nga Champions League dhe kjo është diçka e rëndë për ne. Megjitatë, kjo është e vërteta dhe ne nuk mund të shkojmë dot në drejtim të kundërt të saj. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe këtë duhet ta tregojmë në fushën e lojës. Momenti që po kalojmë, mua më dëmton më tepër nga të gjithë, për shkak të njerëzve që na rrethojnë, apo edhe të gjithë asaj se çfarë kemi arritur të bëjmë prej vitesh. Megjithatë, unë jam gati të vazhdoj përpara dhe të luftoj. Unë jam rritur me idenë se në jetë mund të humbësh, por të shijon më tepër kur rikthehesh dhe triumfon. Europa League? Ndonëse nuk jemi në Champions League, kjo nuk do të thotë se nuk do japim maksimumin në Europa League. Madje, është e nevojshme të tregohemi gati.”