“Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje kundër Klab Bryzhit. E kemi vëzhguar me kujdes lojën e javës së kaluar. Pres që edhe kjo sfidë të jetë sërish e ngjashme. Të gjithë e kemi parë se Bryzhi shkoi edhe në fushën e Porto, duke shfaqur kurajë të madhe. Si përfundim, ata luajtën mirë dhe e fituan ndeshjen fare lehtë. Mund të them se kundërshtarët tanë kanë fituar tepër besim falë rezultateve që kanë arritur deri tani. Kështu që do të vazhdojnë të na e bëjnë të vështirë edhe neve. Nga ana jonë kemi 3 ndeshje për të rregulluar situatën në renditjen e grupit. Shanset për t’u kualifikuar janë ende, megjithëse cdo gjë sa vjen e vështirësohet. Nëse marrim një fitore sot, sigurisht që do të na ndihmojë për sfidat e ardhshme. Jemi gati për të dhënë më të mirën, ndonëse do të kemi nevojë edhe për mbështetjen masive të tifozëve tanë, që si gjithmonë do të jenë të shumtë në numër dhe do të mbushin shkallët e stadiumit. Shoh shumë entuziasëm tek lojtarët dhe kjo më bën të jem besimplotë. Së fundi, shumë është folur për largimin tim nga pankina e Atleticos. Por nuk ka asgjë të vërtetë! Këtu kam të gjithë sigurinë që dua. I kam bërë pyetje disa herë vetes nëse dua të jem diku tjetër dhe përgjigjitha gjithmonë ka qenë absolute: ‘Jo'”.