Diego Simeone flet për djalin e tij…. të cilin nuk e do në skuadër

Sport

6846gg5e1g654
Giovanni Simeone është një nga sulmuesit më të dalluar të Serisë A, duke patur edhe një impakt të madh tek rezultatet e Fiorentinës. Karriera e tij në të ardhmen duket shumë premtuese, dhe prej kohësh ka zëra që e shtyjnë lojtarin drejt Atletico Madrid, që drejtohet nga babai i tij. Megjithatë, vetë Diego Simeone ka kërkuar të marrë situatën në dorë, duke i dhënë fund zërave që lidhin Giovannin me skuadrën e tij, e duke konfirmuar në këtë mënyrë se Atletico nuk do të ketë kurrë “dy Simeone”.

2240041 46699610 2560 1440

 Në një konferencë për mediat, trajneri 48-vjeçar është shprehur se Giovanni ka gjithçka që kërkon tek një lojtar, por që nuk do donte që ta kishte në ekip, kjo për një arsye të thjeshtë: ai nuk dëshiron që të ngatërrojë marrëdhënien babë e bir, me ato trajner lojtar.
“Ai është një djalë që ka gjithçka, por për fat të keq unë kurrë nuk do ta kem në skuadrën time. S’më pëlqen të them kurrë, por është shumë e vështirë të kesh fëmijën tend në dhomën e veshjes. Nëse ai bëhet një lojtar shumë i rëndësishëm, atëherë do të flasim për një situatë tjetër. Me gjasa, ai do të luajë për këtë skuadër ditën kur unë të largohem”.  Giovanni Simeone e filloi karrierën e tij tek River Plate në Argjentinë dhe u transferua në Itali në vitin 2016, tek skuadra e Genoas. Nga vera e kaluar ai është pjesë e Fiorentinës, që shpenzoi 15 milionë euro për kartonin e tij.