Diego someone është shumë pranë rinovimit të kontratës me Atletico Madrid. Sikurse bëjnë me dije mediat e huaja, bëhet fjalë për një marrëveshje të re tre vjeçare, që do të jetë e vlefshme deri në verën e 2027-tës.
Përtej faktit që është padyshim një ndër trajnerët më të mirë në botë me ata se çfarë ka arritur të fitojë tek Atletico Madrid, Simone ka qenë gjithashtu edhe një ndër trajnerët më të paguar në botë. Në kontratën aktuale, argjentinasi paguhet rreth 30 milionë euro në sezon. Kurse në paketën e re, 53 vjeçari do të pranojë një ulje të ndjeshme të pagës, deri në masën 30%. Kjo do të thotë se në të ardhmen, Simeone do të paguhet diçka më shumë se 15 milionë euro.
Përgjatë viteve të fundit, është komentuar jo pak se El Cholo do të largohej nga Rojiblancos në mbyllje të këtij edicioni futbollistik. Megjithatë, një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Drejtuesit e klubit të Atleticos e konsiderojnë atë të pazevëndësueshëm. Madje, presidenti Enrique Çerezo është shprehur se Simeone ka fituar të drejtën legjitime që të largohet kur të dojë vetë nga klubi, pasi nga hierarkia ai cilësohet i paprekshëm.
Diçka e tillë ka ndodhur prej asaj që Simeone i ka dhënë Atleticos përgjatë këtyre 12 viteve. I emëruar në krye të skuadrës në Dhjetorin e 2011-tës, rezultatet janë mbreslënëse. Në total janë 640 ndeshje të në të gjitha kompeticionet, të kurorëzuara me gjithësej 8 trofe. Mes tyre vlen të përmenden 2 Europa Legue, e gjithashtu edhe 2 La Liga.