DIAMOND LEAGUE, PREZANTOHEN PJESEMARRESIT NE ZYRIH

Sport

Noah Lyles, Julien Alfred, Mondo Duplantis dhe Neeraj Chopra janë mes superyjeve që do të konkurojnë në “Wanda Diamond League Final” në “Weltklasse Zurich”. Dita e parë e Finaleve parashikon 5 disiplina që do të zhvillohen në në rrugë në “Zurich Sechselwutenplatz” përballë Operas. Rekordmbajtësi në kërcimin me shkop, Mondo Duplantis kërkon titullin e 5 në “Diamond League” ndërsa kampionia olimpike dhe medalistja e argjendtë. Yaroslava Mahuchikh dhe Nicola Olyslagers rikthejnë rivalitetin në kërcimin së larti. 27 kampionët e tjerë të “Wanda Diamond League” do të kurorëzohen në mbrëmjen e të enjtes në të famshmin “Letzigrund Stadium”. Kampionët olimpikë në 100 dhe 200 metra, Noah Lyles dhe Letsile Tebogo do të përballen në 200 metra. Tebogo kërkon titullin e parë në “Diamond League” ndërsa Lyles kërkon trofeun e 6. Kampionia olimpik dhe fituese e “Diamond League”, Julien Alfred do të garojë në 100 metra për femra, ndërsa ylli i 800 metrave, Emmanuel Wanyonyi dhe kampionia e 400 metrave me pengesa, Femke Bol do tentojnë të mbrojnë titujt në fuqi. Indiani Neeraj Chopra do të provojë të rifitojë titullin në hedhjen e shtizës ndërsa Valerie Adams shpreson në titullin e 5 rradhazi në hedhje disku për femra. Shumica e atletëve u kualifikuan nëpërmjet “Road to the Final”. Ndërsa të tjerë do të konkurojnë nëpërmjet ftesave.