Di Francesco rigjen optimizmin për t’i kthyer gjërat edhe në Champions League

Sport

francesko ucl
Pas pesë ndeshjesh me rezultate negative, java që lam pas dhe sidomos fundjava mbi të gjitha, ka risjellë optimizmin në Trigoria. Verdhekuqtë e Eusebio Di Francescos mundën si fillim Frosinonen 4-0 e më pas Lazion në derbi 3-1. Për Di Francescon është një rikthim në normalitet, por tashmë presioni është i dyfishtë pasi duhet të rikuperohet gjithcka që u humb me periudhën e krizës. Kundër Lazios u pa një Kolarov i jashtëzakonshëm. Me golin e shënuar hyri në histori si lojtari i dytë pas Arne Selmosson që shënon në derbi me të dyja skuadrat. Po kështu në formë u pa edhe Pellegrini ndërsa problemi në mbrojtje mbetet sërish përqendrimi. Trajneri i verdhekuqve rigjen së paku optimizmin.

Di.Francesco.Roma.2017.18.356x237

Në Champions League është e gjitha vëmendja te përballja me Viktoria Plzenin. Humbja me Realin e Madridit 3-0 në sfidën e parë e bën të detyrueshëm rezultatin. Vetëm fitorja do ta rikthente Romën në lojë për kualifikim në Grupin G, kjo pasi cekët e Plzen kanë ndarë 1 pikë me CSKA-në. Grupi i skuadrës duket më i plotë, por Pastore është ai që shqetëson disi. Problemet fizike dhe sidomos ato muskulore po e shoqërojnë sërish. Ndërkohë mes El Shaarawy-it dhe Edin Dzekos gjërat u përkeqësuan në fushë. I pari nuk i pasoi një top në një rast kundër Lazios, dhe boshnjaku iu hakërrye hapur duke treguar qartë se arsyeja se pse El Shaarawy nuk shihet shpesh si titullar është pikërisht mungesa e koordinimit me Dzekon. Di Francesco është munduar ta kalojë këtë situatë, por ndeshja në Champions League do jetë treguesi i radhës.