Esuebio Di Francesco: “Do të na takojë neve të rikthejmë entuziasmin përmes paraqitjeve tona. Mbi të gjitha duhet të rigjejmë bindjen dhe vendosmërinë që nevojitet për të dalë nga situata jo e mirë ku gjendemi. Uroj që përballë Realit të shohim një skuadër me inat dhe dëshirë të madhe për të zhvilluar një ndeshje të mirë. Reali i Madridit mendoj se pa Cristiano Ronaldon është më shumë skuadër. Bën më tepër presion dhe e përgjum më pak ndeshjen. Nuk i ka humbur cilësitë e veta si skuadër. Megjithatë arrin të alternojë shpesh skemat gjatë lojës. Na duhet të zhvillojmë një ndeshje me kujdes të madh”.
Daniele De Rossi: “Në këtë moment, sfida kundër Realit nuk është më e mirë për të nisur Champions League, duke parë situatën që po kalojnë. Por tre ndeshjet që dukeshin më të lehta, na zhgënjyen. Ndoshta, një rezultat pozitiv në “Santiago Bernabeu” mund të na japë hovin e duhur. Mund të na bëjë të gjejmë besimin dhe t’u themi të tjerëve: ‘E mbani mend sesa të fortë ishim pak muaj më parë? Tani jemi sërish ata!”. Gjithsesi nuk është e lehtë të krahasosh këtë Romë, me atë që eleminoi Barcelonën. Ajo e sezonit të kaluar ishte një skuadër që vinte pas një procesi njohjeje prej 9 muajsh, kurse kjo e këtij viti është vetëm në fillim pas rigjenerimit nga merkato. Të gjithë bashkë duhet të bëjmë shumë më tepër. Për mua, kjo mund të jetë Champions League e fundit”.