Dështon transferimi i Noah Okaford tek Leipzig. Sulmuesi i Milanit, ishte nisur drejt Gjermanisë, atje ku do të huazohej pikërisht tek Leipzig deri në fund të sezonit, ndërsa në marrëveshjen e arritur, ishte gjithashtu edhe e drejta e blerjes së lojtarit.
Megjithatë, zvicerani është rikthyer sërish në Milano. Siç njoftojnë mediat e huaja, 24 vjeçari nuk ka kaluar dot testet mjekësore. Nga ekzaminimet e kryera, Leipzig ka parë që lojtari në fjalë nuk e ka kaluar ende problemin fizik, çka do të thotë se nuk është ende gati për të luajtur.
Pikërisht për këtë arsye, gjermanët kanë refuzuar ta marrin lojtarin në skuadër, përderisa ai nuk është akoma gati të zbresë në fushën e lojës. Në kushte si këto, të paktën edhe për pjesën e mbetur të këtij edicioni, sulmuesi do të jetë në dispozicion të Milanit, ndërsa në merkaton e verës, me shumë mundësi, do të kërkojë një tjetër alternativë për të vazhduar karrierën.
I ardhur në radhët e Milanit nga Salzburg, Okafor nuk po arrin të tregohet dot i rëndësishëm me kuqezinjtë. Aktivizimi i tij nuk ka funksionuar, po kjo gjë ka ndodhur, sepse konkurenti i tij në anën e sulmit është Rafael Leao, me këtë të fundit që është një nga më të mirët, jo vetëm në Itali, por edhe në Europë.
Në 16 ndeshje të luajtura me Milanin këtë sezon, Okafor ka shënuar vetëm 1 gol.