“Parisi është një skuadër fantastike. Të gjithë e dinë këtë. Ata mund të krijojnë diçka edhe atëherë kur askush nuk pret që të fitojnë. I njohim cilësitë e tyre, sepse e tregojnë në fushë, çdo ndeshje. Por edhe ne e dimë se deri ku shkojnë aftësitë tona. Sot, duhet të bëjmë sërish detyrën. Në parim, është e thjeshtë. Ata do të jenë po aq të rrezikshëm sa në ndeshjen e parë. Janë një ekip që mund të ndryshojë formën e vet në fushë, të ndryshojë mënyrën e lojës dhe të gjitha taktikat. Duhet të jemi të kujdesshëm ndaj detajeve, për t’i paraprirë çdo gjëje. Sigurisht që tek ne ka entuziasëm. Dëshira për të shkuar në finale është e madhe, pasi nuk kemi qenë asnjëherë aty. Por duhet ta kemi mendjen tek fusha. Të përpiqemi të imponojmë lojën tonë dhe të mos mendojmë vetëm për llogaritë. Gjithësesi, nuk mendoj se mund të parashikosh se çfarë do të ndodhë në këtë ndeshje. Në 2019-ën, ndaj Tottenham gjërat dolën jashtë kontrollit dhe u bënë kaotike. Nëse situatë bëhet kaotike, është e kotë të përpiqesh të sjellësh gjërat në rrugë tjetër. Atëherë bëmë një performancë të madhe, por nuk u kualifikuam. Kësaj radhe, duam të shkojmë patjetër në finale.