Ditët përpara fundjavës nuk janë duke u përjetuar si zakonisht në Romë, sepse të Shtunën, do të luhet deri I kryeqytetit, mes Romës dhe Lazios, që ndan miliona njerëz në dy fronte. Në 4 duelet e fundit mes të dyja skuadrave, verdhekuqtë nuk kanë arritur të fitojnë dot.
Mirëpo ndaj Lazios, një lojtar I rëndësishëm në organikën e Romës, nuk e ka shijuar ende se ç’do të thotë të shënosh një gol në derbi. Fjala është për Paulo Dybala, i cili jo vetëm nuk e ka përshëndetur rrjetën, por as nuk ka arritur të luajë dot një ndeshje të plotë, për shkak të problemeve fizike që e kanë shqetësuar vazhdimisht.
Në katër përballje ndaj Lazios me fanellën e Romës, 3 në Serie A dhe një në Kupë, Dybala ka munguar në të parën, për shkak se ishte I dëmtuar, kurse në të tjerat nuk ka arritur të tregojë dot asgjë nga repertori I tij. Kështu që të Shtunën e 6 Prillit, argjentinasi do të përpiqet të thyejë tabunë ndaj rivalit historic të Romës.
Sakaq, deri I së Shtunës, do të jetë I parë secilin prej trajnerëve në pankinat përkatëse, si për Daniele De Rossi, e gjithashtu edhe për Igor Tudor.
Sa I përket derbit të fazës së parë të këtij sezoni, ai ishte I vlefshëm për javën e 12 dhe me Lazion që ishte skuadra pritëse, takimi përfundoi me rrjeta të paprekura, 0-0.