Derbi Lazio-Roma pa gola, Jose Mourinho akuzon arbitrin e sfidës

Sport

Derbi i kryeqytetit mes Lazios dhe Romës është mbyllur në barazim pa gola. Nëse në pjesën e parë, ekipet provuan diçka për ta ndëshkuar njëra-tjetrën, kjo nuk u pa në pjesën e dytë. Me vetëm një gjuajtje në drejtim të portës, ekipet më tepër nuk donin të pësonin, sesa të shënonin.

Me fjalë të tjera, mbi 60 mijë të pranishëm nuk shënuan dot asnjë gol në një derbi aq shumë të përjetuar. Kjo ishte hera e tretë radhazi që Lazio nuk pëson gol në derbi ndaj Romës. Një rekord kaq pozitiv përballë rivalëve të qytetit, për Lazion nuk kishte ndodhur që nga sezoni i largët 1996, atëherë kur nuk pësonte në 4 ndeshje të njëpasnjëshme ndaj skuadrës verdhekuqe.

Pas përfundimit të sfidës, ishte interesant fakti se, ndër të tjera, trajneri Jose Mourinho akuzoi arbitrin e sfidës, duke thënë se nuk e interpretoi ndeshjen në nivelin e duhur. Më tej, portugezi shtoi se kryesori i sfidës, Dsvide Massa, në minutën e 25-të paralajmëroi dy qendërmbrojtësit e Romës pa qenë nevoja, diçka që sipas 59 vjeçarit nuk duhej të ndodhte, sepse mund të ketë ndikuar negativisht në gjendjen psikologjike të lojtarëve.

Nga ana tjetër, Sarrit i ka pëlqyer tej mase fakti që skuadra e tij nuk pësoi, teksa e ka vënë theksin se duhet një angazhim më i madh në aspektin ofensiv.

Një bararzim i tillë, i mban të dyja skuadrat kryeqytetase jashtë zonës europiane. Lazio mbetet në vendin e 10 në kuotën e 17 pikëve, kurse Roma ka një pikë më tepër dhe renditet në vendin e 7.