Pas 5 vitesh, “Derbi I Italisë”u mbyll pa gola. Klasikja e Serisë A, midis Inter e Juventusit, e vlefshme për javën e 8-të, përfundoi në barazim, megjithëse u luajt një sfidë me ritëm të lartë, ku skuadrat paten rastet e tyre të shënimit. Në takimin e shumëpritur të zhvilluar në një“San Siro” të mbushur plot, pati edhe shtylla. Në fund, rreth 550 milionë teleshikuesit, që kanë pasur mundësinë të shijojnë ndeshjen nga 198 shtete të botës, kanë qenë dëshmitarë të një barazimi, qëpraktikisht nuk shërben për asnjë nga ekipet.
Inter në këtë mënyrë humbi një mundësi të mire për të rimarrë kreun e renditjes, duke mbetur i treti. Por nga ana tjetër, zikaltërit nuk I dhanë mundësi një rivali direct për tëngushtuar diferencën në renditje. Ndërkohë që bardhezinjtë humbasin më shumë terren me skuadrat rivale për titull, duke u gjendur në vendin e 14-të. Ndonëse trajneri Alegri ka shprehur besimin se brenda fundit të vitit, do të jenë sërish duke luftuar në zonat e larta të klasifikimit.