Denzel Dumfries nuk është në planet e Interit. Mbrojtësi i djathtë është lojtari i vetëm i i zikaltërve që nuk parashikohet të jetë pjesë e projektit për vitet e ardhshme. Kur drejtuesit e klubit italian janë duke punuar mbi rinobvimin e kontratave për një sërë futbollistësh, duke nisur nga Lautaro Martinez, Mateo Darmian, Mkhitaryan, apo edhe Barella, mediat përtej detit, bëjnë me dije se Dumfries nuk është pjesë e kësaj liste.
Anësori i djathtë i difensivës, ka një kontratë të vlefshme deri në verën e 2025-tës dhe deri më tani nuk bëhet fjalë për rinovim. Dumfries nuk konsiderohet më pjesë e anijes, por ai shihet si një asset që mund t’i sjellë kubit të ardhura financiare, e për t’i mundësuar të bëjë të tjera ndërhyrje në tregun e futbollistëve.
Kjo do të thotë, se në merkaton e verës, Interi pret oferta për hollandezin. Deri më tani nuk ka ndonjë çmim të vendosur nga klubi, por për sa bëhet me dije, Interi do të shqyrtojë çdo ofertë dhe në fund të do zgjedhë më të përshtatshmen.
Vlera e 27 vjeçarit në tregun e merkatos konsiderohet plot 30 milionë euro, thuajse dyfishin e asaj që Interi pagoi në verën e 2021-shit në radhët e PSV për ta bërë pjesë të skuadrës.